Mesfushori i Kosovës në Itali, gati firma me klubin e Serie B

by admin
Spread the love

Idriz Voca qëndron pushim prej verës së kaluar, kur u largua nga turqit e Ankaragucu. Mesfushori me tipare defensive do të vijojë karrierën në Itali.

24-vjeçari dardan, i cili ka veshur 15 herë fanellën e përfaqësueses së Kosovës dhe tre herë atë të Shqipërisë U21, do të transferohet te Cosenza në Serie B.

Ekipi kalabrez renditet në vendin e 17-të dhe po lufton për mbijetesën. Voca ka zbarkuar në qytetin italian për të kryer kontrollet mjekësore dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi dhe firma në kontratë.

Lojtari i lindur në Zvicër ka një dëshirë të madhe për të dhënë menjëherë kontributin e tij me Cosenzan dhe do të grumbullohet për takimin e fundjavës kundër Cittadellan.


Top Channel

You may also like