Mes zymtësisë së luftës dhe dimrit të ftohtë, kryebashkiaku i Kievit i jep ngjyra qytetit: Nuk do të lejojmë Rusinë të na vjedhë Krishtlindjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Teksa e gjithë bota po përgatitet për festat e fundvitit që na presin, në Ukrainë nuk ndodh e njëjta gjë. Atje e gjithë popullsia që ka mbetur, po përgatitet të marrë masat për një dimër të vështirë që i pret, nga sulmet ruse.

Qytetarët Ukrainas po marrin masat për të përballuar mungesën e energjisë dhe të ujit, pasi Rusia ka goditur infrastrukturën energjitike dhe sistemet e ujësjellësave, gjë e cila do ia vështirësojë akoma më shumë dimrin e ftohtë ukrainasve.

Megjithatë, mes zymtësisë së luftës dhe dimrit, kryebashkiaku i Kievit, ka menduar që t’i japë pak ngjyra qytetit dhe të mos lejojë Rusinë që ti vjedhë Krishtlindjet.

Pemët e Krishtlindjeve do të ngrihen në të gjithë Kievin për të festuar sezonin festiv, tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas.

“Ne nuk mund ta lejojmë Putinin të na vjedhë Krishtlindjet. Megjithëse ngjarjet masive do të ndalohen sipas ligjit ushtarak, askush nuk do të anulojë Vitin e Ri dhe Krishtlindjet dhe duhet të ketë një atmosferë të Vitit të Ri”, tha Vitali Klitschko për gazetën ukrainase RBC-Ukraine.

Pemët do të instalohen por pa dritat e tyre të ndezura, sipas kompanisë ukrainase të energjisë YASNO.

Pemët e Krishtlindjeve do të vendosen në vende të ndryshme në të gjithë qytetin, duke përfshirë sheshin ikonik Shën Sofia.

Klitschko tha se pemët do të vendosen “për t’u kujtuar fëmijëve tanë humorin e Vitit të Ri. E dini, ne nuk duam t’ua heqim fëmijëve Shën Nikollën”.


Top Channel

You may also like