Mes titullit dhe Europës, Florenci bën bilancet e para: Ky Milan ka cilësi, duhet të tentojmë çdo trofe

by admin
Spread the love

I intervistuar nga mikrofonët e “Sportmediaset”, Alesandro Florenci shpjegoi se si Milani, i kuptuar mbi të gjitha si grup, përjetoi episodet e pakëndshme në Udine që prekën Menjanë, duke hapur dhe mbyllur gjithashtu një parantezë të rëndësishme mbi kampionatin dhe objektivat që skuadra ka vendosur të arrijë këtë sezon.

Çfarë ndodhi në Udine?

Duke lënë fushën e lojës morëm një përgjegjësi të madhe, por ishim pranë Majkut: nëse ai nuk do të na kishte thënë se ishte gati të kthehej, ne nuk do ta kishim bërë.

Pas ndeshjes folëm mes nesh dhe si skuadër e uruam njëri-tjetrin për mënyrën se si e trajtuam atë rast. Nuk mjafton më të thënit “Stop racizmit!”, na duhen gjeste konkrete që mund të shkojnë edhe kundër të ashtuquajturit “ligji i fushës”.

Titull apo Ligë e Evropës, ku ka më tepër shanse Milani?

Fillimisht duhet të komplimentojmë Juventusin dhe Interin për këtë rrugëtim që nuk mund të diskutohet. Ne te Milani po bëjmë rrugëtimin tonë dhe në periudhën mars-prill do të shohim se ku jemi.

Po ju jeni dakord të luani ‘kukafshehti’ me rivalët siç tha edhe Pioli?

Po, edhe pse do të më pëlqente të luaja futboll më mirë. (qesh). Sa për Ligën e Evropës është një turne që Milani nuk e ka fituar kurrë. Përse nuk duhet të jetë një objektiv atëherë, përderisa është një mundësi konkrete, por sidoqoftë duhet t’i hedhim hapat me radhë.

Si kanë ndikuar të rinjtë në sezonin e Milanit?

Ata u përshtatën në grup në mënyrë të jashtëzakonshme, thjesht duhej të gjenin formën e tyre më të mirë. Joviç, për shembull, nuk kishte bërë as ndonjë përgatitje verore ndërsa Okafor vinte nga një ndalesë fizike dhe për më tepër është dëmtuar edhe gjatë sezonit. Sidoqoftë nuk ka dyshime që të gjithë ata që na u bashkuan në verë janë të fortë.

Çfarë po i ndodh Leaos?

Gjithmonë pritet shumë nga ai si kampion që është, por e mban gjallë skuadrën në aspektin sulmues. Dy nga tre golat që shënuam në Udine erdhën prej tij dhe ka merita që i duhen njohur sepse një lojtar është i rëndësishëm edhe kur nuk shënon apo asiston në mënyrë direkte. Për lojën tonë është shumë i rëndësishëm dhe kjo nuk diskutohet.

Cili është lideri tani që në skuadër nuk keni më Ibrën?

Kemi shumë e të gjithë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe mua. Ndoshta ky është sekreti, duke pasur shumë me karakteristika të ndryshme.

Keni folur me De Rosin pas emërimit të tij te Roma?

Jam i lumtur për një mik, kur lexova se ekzistonte kjo mundësi u emocionova mbase edhe më shumë se ai.

PANORAMASPORT.AL

You may also like