Mes të gjoksit, Dafina Zeqiri bën tatuazh dedikuar ekipit “Moneyz Music”

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë ka treguar se është e apasionuar pas tatuazheve.

Ajo numëron disa të tillë në pjesë të ndryshme të trupit dhe një të fundit e ka bërë më të veçantë.

Bëhet fjalë për një tatuazh të realizuar në pjesën e gjoksit, të cilin ia ka dedikuar ekipit të saj – Moneyz Music.

Krijuesja e hitit “Mos shko” ka bërë një M të madhe teksa në postimin në InstaStory shtoi: “Për ekipin Moneyz Music”.

Ajo është pjesë e labelit të lartpërmendur që një kohë të gjatë së bashku me një sërë yjesh të tjerë përfshirë edhe të dashurin e saj, DJ Geek.

Dafina gjithashtu ka bërë hite të mëdha e bashkëpunime të ndryshme në vulën e Moneyz.

33-vjeçarja tani ka nisur përgatitjet e verës që do të lansohen ditëve në vijim.


You may also like