Mes te dyshuarve të policisë? Reagon Spiropali: Qesharake, hajde gjejmë ç’lidhje ka Elisa

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pasi te dhënat e saj u bënë publike nga hakerat që sulmuan sistemet në Shqipëri.

“S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!

Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.

Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”, shkruan Spiropali në një postim në Facebook.

You may also like