Mes lotësh Ronela tregon anën emotive të saj: Jam në një periudhë shumë delikate

by admin
Spread the love

Kjo periudhë ka qenë tejet intensive për Ronelën. Nga njëri udhëtim në tjetrin, nga njëri përfaqësim në tjetrin, këngëtarja ka pranuar me një postim se këto kohë ndihet shumë emotive dhe ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Si rrallëherë ajo ka publikuar edhe një foto e lotuar, gjatë momenteve më emotive të saj.

“Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! Kam gjithë jetën që këndoj në shumë skena dhe ndjej se kam nevojë për një hap të madh të shkoj më përpara! Dëshira ime më e madhe është që gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua! Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj thuajse gjithë kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime! Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume ❤️”, ka shkruar ajo. Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me “Sekret”, projekt i cili është kënduar e kërcyer kudo./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like