Mes lotësh, Celine Dion shtyn koncertet dhe jep lajmin e trishtë: Jam diagnostikuar me…

by admin
Spread the love

Artistja e madhe e muzikës botërore, Celine Dion ka dhënë lajmin e keq se ka anuluar të gjitha koncertet e saj të planifikuara në vitin 2023. Përmes një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, diva e muzikës zbuloi për herë të parë problemet e saj shëndetësore dhe ka treguar se është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit.

“Prej një kohe të gjatë jam marrë me problemet e mia shëndetësore. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka kam qenë duke kaluar. Së fundmi jam diagnostikuar me një çrregullim të rrallë neurologjik  të quajtur sindroma e njeriut të ngurtë që prek 1 në 1 milionë njerëz”, tha 54-vjeçarja.

Celine Dion tregon se nga ky çrregullim, i quajtur Stiff-person syndrome (SPS) preken rreth 1 person në 1 milion. Më tej, ajo tregon se ky çrregullim ndikon në jetën e saj të përditshme në shumë nivele. “Ndonjëherë kam shumë vështirësi në ecje dhe nuk mund të përdor gjithmonë kordat vokale për të kënduar ashtu siç do të doja”, shpjegon artisja në videon e publikuar në rrjete sociale.

E duke pasur parasysh gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore, diva botërore shprehet se nuk mund ta rifillojë turneun e saj në Europë në shkurt të vitit 2023. “Më dhemb t’ju them se kjo do të thotë që nuk do mund të rifilloj turneun në Europë në Shkurt”- tha ndër të tjera Celine Dion në videon e saj.

Dhe kështu, të tetë koncertet e saj përfshirë edhe performancën e shumëpritur në Festivalin Vieilles Charrues në Carhaix (Finistère), janë anuluar. Organizata Vieilles Charrues ka njoftuar tashmë rimbursimin e më shumë se 55,000 biletave.

You may also like