Mertens shkëlqen në natën e Maradonës, Napoli poker Lazios dhe kryeson Serie A

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas humbjes ndaj Interit në kampiont dhe ndaj Spartakut të Moskës në Europa League, Napoli rikthehet te fitorja.

Skuadra e Spalletit fiton me shifrat 4-0 ndaj Lazios në stadiumin “Maradona”. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti e ka zgjidhur ndeshjen brenda 30 minutave të para, duke shënuar tre gola që praktikisht ia përcaktuan fatin këtij dueli.

Zielinski e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e shtatë, ndërsa më pas dhuroi spektakël rekordmeni Dries Mertens që i çoi shifrat në 2-0 për Napolin.Belgu nuk u ndal më kaq, pasi pa u bërë 30 minuta lojë shënoi edhe golin e tretë. Lazio mori një goditje të rëndë dhe e kishte të vështirë të reagonte.

Në fund la shenjë edhe Fabian Ruiz, i cili shënoi edhe golin e katërt për Napolin.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës – Amir Rrahmani, pësëri zhvilloi një ndeshje shembullore ku edhe e përfndoi takimin me portën e paprekur për skuadrën e tij.

Me këtë fitore të kaltrit kryesojnë të vetëm kampionatin, me tre pikë më shumë se Milani që u mposht sot nga Sassuolo.

You may also like