Mertens drejt Turqisë, oferta e Galatasaray është tunduese

by admin
Spread the love

Pasi ka mbyllur aventurën e bukur te Napoli që zgjati 9 vite, Dries Mertens është gati për një eksperiencë të re që me shumë mundësi do ta çojë në Turqi.

Sulmuesi belg është shumë pranë transferimit te Galatasaray, që i ka ofruar një kontratë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe disa benefite të tjera: shofer personal, shtëpi, 30 fluturime për në Napoli dhe rinovim automatik në rast kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tashmë duket se ka rënë përfundimisht pista Juventus, mundësi që bomberi 35-vjeçar nuk e ka patur kurrë përzemër edhe për respekt të Napolit dhe një qyteti që është bërë shtëpia e tij tani. Dëshira për ti dhënë titullin “Qytetar nderi” është prova e radhës e një dashurie të përjetshme që largësia nuk do ta fshijë kurrë. / Oversport.tv

You may also like