Merret vendimi për Victor Osimhen, Spalletti publikon listën

by admin
Spread the love

Merret vendimi për Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian i Napolit, është dëmtuar prej disa ditësh dhe nuk do t’ia dalë të japë kontributin e tij në transfertën ndaj Milanit në “San Siro”.

Trajneri Luciano Spalletti ka publikuar listën e të grumbulluarve dhe bie në sy fakti që Osimhen nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Milanos, teksa krahas tij, do të mungojë edhe Simeone, i dëmtuar në fundjavë ndaj Lecces.

Në kushte të tilla, trajneri i Napolit do të duhet të bëjë jo vetëm pa një prej pikave më të forta të formacionit, por edhe pa zëvendësuesin e parë të tij. Ndaj Milanit, vendi në formacion do t’i takojë italianit Raspadori, i cili do të mbështetet nga Kvaratskhelia e Lozano nga krahët./ Shqip


Top Channel

You may also like