Merret peng shqiptari në Londër, policia e shpëton! Pengmarrësit kërkuan 400 mijë pound

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një 30-vjeçar shqiptar i marrë peng në Londër është shpëtuar falë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj Britanike.

Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë  dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

30-vjeçari shqiptar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë sterlina nga te afërmit. Shkaku pengmarrjes dyshohet se është përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit. Mësohet se pengu është keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe videot kur ai keqtrajtohej i dërgoheshin njerëzve të tij.

Ditën kur skadonte afati pagesës së ndërhyri policia dhe liroi pengun duke çuar në pranga 7 persona të përfshirë në këtë vepër penale.

Policia njofton se operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit.


Top Channel

You may also like