Merren me mua sepse jam gjeni!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, iu është përgjigjur komenteve që janë bërë së fundmi për librin e tij. I ftuar në emisionin “Pardon My French” ai dha më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.

Aktori, tashmë dhe biznesmeni, tregoi se nuk do të konkurrojë njeri në këtë fushë e se kushdo që është ndjerë i kërcënuar nga ai, mund të qetësohet pasi nuk do të pengojë asnjeri të fitojë.

Me ironi, ai shtoi se kushdo që do të fitojë çmimin ‘Nobel’ e ka rrugën e hapur. Po ashtu, ai e cilëson veten njeri të shkëlqyeshëm, aq sa vetëetiketohet me termin: ‘gjeni’. Pyetja: A do të quhet shkrimtar tani Ermal Mamaqi?

Ermali: “Jo, nuk e quaj veten shkrimtar. Të flenë rehat të gjithë këta që hanë bukë me këtë gjënë. Nuk do t’i pengoj asnjërit të fitojë çmimin Nobel”

Pyetja: Pse komentohet libri dhe pse po merren kaq shumë? Ermali: Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm”.

You may also like