“Merr shembull nga mua si të puthësh” Ish-partneri i prish marrëdhënien me çunat që pëlqen në studio

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bruno dhe Alvisa ishin shumë të afërt në takimin e tyre dhe kjo u duk qartë në fund kur u ulën në divan dhe u përqafuan duke shijuar edhe prekje e puthje.

Në një moment, Bruno nisi ta pyeste Alvisën se si i pëlqen puthjet, spontane apo me planifikim dhe ajo iu përgjigj se i dëshiron me planifikim.

Në studio, Hyseni ka ndërhyrë duke i thënë se puthja rrëmbehet, nuk kërkohet.

Mirëpo prisni se nuk mbaruan ende problemet që ish-i po i hap Alvisës

Pas takimit me Brunon, Alvisa zgjodhi Bashkimin për takimin e saj të rradhës, por diçka e papritur ndodhi. Bashkimi refuzoi të dalë me Alvisën dhe tha 3 arsye.

“E para ka thënë ‘s’kam koment’ për ndjenjat që ka për ish-të dashurin, e dyta thotë ‘jam në siklet kur ai është këtu’ dhe ky tha ‘kam ndjesi për të’ kur e ka parë me dikë tjetër, e treta tha javën e kaluar ‘as jam menduar dy herë për Brunon’. Pra s’kam qenë në zgjedhjet e saj kështu që e refuzoj”, tha Bashkimi.

“Unë nuk dal më me Bashkimin asnjëherë”, u përgjigj Alvisa.


You may also like