Merr formë Serie A 2022-2023, kalendari dhe datat për ndeshjet kryesore

by admin
Spread the love

Është hedhur shorti i Serie A për sezonin 2022-2023 që do të startojë më 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor. Kështu, goglat kanë ndarë edhe ndeshjet që do të nisin kampionatin, si dhe të gjitha sfidat e tjera të Serie A.

Milani si kampion në fuqi do të nisë kampionatin përballë Udineses, ndërsa Interi në transfertë kundër Leçes. Edhe Juventusi e nis në shtëpi përballë Sassuolos.

Për sa i përket derbit të Milanos, ndeshja e parë do të zhvillohet në javën e pestë më 4 shtator ku pritës është ekipi i Milanit, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në javën e 21 më 5 shkurt.

Për sa i përket derbit të Italisë, në javën e 13-të më 6 nëntor Juventusi do të presë në Allianz Interin, ndërsa ndeshja e kthimit në San Siro do të luhet më 19 mars në kuadër të javës së 27-të. Po në të njëjtat data si Derbi i Italisë do të luhet edhe Derbi i Romës me Romën që pret sfidën e parë, ndërsa të kthimit e pret Lazio.

Sfida midis Milanit dhe Juventusit do të luhet fillimisht më 9 tetor në kuadër të javës së 9-të. Ndeshja e kthimit nga ana tjetër do të luhet më 28 maj në kuadër të javës së parafundit të Serie A. /oversport.tv

JAVA E PARË:

FIORENTINA-CREMONESE

VERONA-NAPOLI

JUVENTUS-SASSUOLO

LAZIO-BOLOGNA

LEÇE-INTER

MILAN-UDINESE

MONZA-TORINO

SALERNITANA-ROMA

SAMPDORIA-ATALANTA

SPEZIA-EMPOLI

You may also like