Merr flakë një makinë në autostradën Kumanovë – Shkup

by admin
Spread the love




Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza Kumanovë, informoi se një makinë “mercedes” me targa gjermane ka marrë flakë dje në stacionin e pagesës afër fshatit Rramanli.

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë ndërhyrë për 45 minuta dhe kanë shuar zjarrin në makinë.

Rastin e kanë konfirmuar nga SPB Kumanovë, ku kanë bërë të ditur se dje është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Shkup ka shpërthyer zjarri në veturën “Mercedes” e cila ka qenë në lëvizje me targa gjermane të drejtuar nga N.M. (28) nga Kumanova.

Zjarri është shuar nga Njësiti Territorial Zjarrfikës Kumanovë dhe nuk ka persona të lënduar. Një ekip nga SPB Kumanovë ka kryer këqyrje të vendit të ngjarjes.

NJZT ka ndërhyrë nga ora 14:15 deri në orën 15:00 me një automjet zjarrfikës dhe katër zjarrfikës” qëndron informacioni i i ARMK Kumanovë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga SPB Kumanovë ku informojnë se dje është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Shkup është përfshirë në zjarr një makinë “mercedes” në lëvizje me targa gjermane të drejtuar nga N.M. (28) nga Kumanova.

Zjarri është shuar nga Njësiti Territorial Zjarrfikës Kumanovë dhe nuk ka persona të lënduar. Një ekip nga SPB Kumanovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes


You may also like