Merkeli thyen heshtjen për ta dënuar luftën në Ukrainë

by admin
Spread the love

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik këtë vit, duke thyer heshtjen e saj për pushtimin rus të Ukrainës.

Në një ngjarje në Berlin, Merkel e cila dha dorëheqje në fund të vitit 2021, mbështeti punën e qeverisë gjermane, Bashkimit Evropian, SHBA-së, NATO-s dhe të tjerëve që synonin t’i jepnin fund “kësaj lufte barbare”, shkruan BBC.

“Solidariteti im shkon për Ukrainën e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe mbështes të drejtën e saj për vetëmbrojtje”, ka thënë ajo.

Merkel është kritikuar për përpjekjen e saj për t’u angazhuar me Vladimir Putinin e Rusisë gjatë periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Projekti i tubacionit u pezullua përfundimisht nga pasardhësi i saj, Olaf Scholz, dy ditë para pushtimit rus.

Rruga Press

You may also like