Merkel, e fundit vizitë në vendin ku urrehet paq, Greqi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Angela Merkel, kancelarja gjermane në largim, ka mbërritur në Greqi për vizitën e saj të fundit si kancelare.

Me të mbërritur, ajo pati një darkë private me kryeministrin Kiriakos Mitsotakis.

Marrëdhëniet e Greqisë me Gjermaninë janë të ndara. Kjo për shkak të qëndrimeve të ashpra gjatë krizës së rëndë financiare, kur ndaj Greqisë u vendosën masa të rrepta shtrënguese.

Mitsotakis, si lider i Demokracisë së Re konservatore, është më afër Kristian Demokratëve të Angela Merkelit sesa partitë e tjera greke, por edhe ai është kritik ndaj asaj faze të marrëdhënieve gjermano-greke.

“Ajo do të jetë e para që do ta pranojë dhe tashmë ka thënë se ka kërkuar shumë nga grekët gjatë krizës”, tha ai në një intervistë të fundit.

“Politika e kursimeve shkoi shumë më tej sesa mund të duronte populli grek,” shtoi ai. Vetë Merkel e përshkroi krizën greke, e cila u shndërrua në krizën e euros, si një nga sfidat më të mëdha të mandatit të saj. /tesheshi.com/

You may also like