Merkato trajnerësh në Kategorinë e Parë, emra të njohur zbarkojnë në inferiore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka patur lëvizje të mëdha në Kategorinë e Parë këtë fundjavë, pasi disa klube me histori dhe pretendime këtë sezon kanë zyrtarizuar trajnerët që do ti drejtojnë në kampionatin e ri.

Lushnja ka zyrtarizuar në krye të stolit, ish-lojtarin e kombëtares Klodian Duro, që do të drejtojë lagunarët në sezonin e ri.

Sipas “Panorama Sport” edhe Nevil Dede ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Dinamos për të drejtuar “blutë” sezonin e ri. Arlind Rustemi është trajneri i ri i Orikut, ndërsa Gugash Magani do të jetë në krye të pankinës së Besës. Pak ditë më parë u zyrtarizua edhe Alert Alcani te Tërbuni. / Oversport.tv

You may also like