Merkato nuk ka mbaruar, një sulmues dhe një mbrojtës pranë firmës me Partizanin

by admin
Spread the love

Partizani po tregohet shumë aktiv në merkato dhe drejtuesit e kuq po synojnë të plotësojnë organikën e skuadrës, kur ka mbetur edhe një javë nga fillimi i sezonit të ri të Superiores, që për tre vitet e ardhshme do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport në platformën Tibo.

Pas afrimit të Mensah nga Skënderbeu (nuk është zyrtarizuar akoma), kryeqytetasit janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes edhe me dy lojtarë të tjerë.

“Panorama Sport” shkruan se “të kuqtë” janë pranë firmës me sulmuesin Shefit Shefiti dhe mbrojtësin Marcelino Preka. Sulmuesi 24-vjeçar Shefiti, që ka spikatur në Maqedoni me fanellat e Shkëndijës dhe Renovës, ka arritur dakordësinë me drejtuesit e klubit të kuq sipas të përditshmes.

Ndërsa Preka është nën kontratë me Bylisin, por ka bërë për vete drejtuesit e Partizanit, që e shohin si një alternativë të vlefshme në repartin difensiv. / Oversport.tv

You may also like