Merkato në nivele drejtuese, Juventusi gati të ndryshojë drejtorin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Konsiderohet në Itali si magjistari për të zbuluar talentët. Skauti i Atalantës, Giovanni Sartori është i destinuar që të largohet në fundin e sezonit nga ekipi bergamask.

Nga ana tjetër, pritet një ndryshim edhe në nivele drejtuese te Juventusi. Kështu fati i Sartorit mund të jetë sërish në Itali, por këtë herë në Torino. Lajmi që drejtori i futbollit te Juventusi, Federico Cherubini mund të largohet ka bërë bujë.

Për pasojë, Sartori konsiderohet nga Agnelli si personi i duhur për të punuar në nivele drejtuese te Juventusi. Nga ana tjetër, në rast se nuk arrihet dot një marrëveshje me Sartorin, negociatat do të fillojnë me një tjetër emër të madh në Itali. Bëhet fjalë për drejtuesin e Napolit, Cristiano Giuntoli. /oversport.tv

You may also like