Merkato Milan: Shumë emra pëlqehen për sulmin, problem janë kostot

by admin
Spread the love

Asensio pëlqehet shumë nga Milani, por problem për kuqezinjtë është shifra e lartë që Reali i Madridit kërkon për të lënë të lirë sulmuesin spanjoll.

Madrilenët kërkojnë 30 milionë për xhevahirin e tyre, të cilit i skadon kontrata në vitin 2023, ndërsa vetë lojtari kërkon një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon. Këto shifra nuk përputhen me strategjinë e klubit kuqezi.

Për këtë arsye, Maldini dhe Massara nuk heqin dorë edhe nga sulmuesi i Club Brugge, De Ketelaere. Por edhe në këtë rast vlera e kërkuar nga belgët është e lartë, 35-40 milionë euro.

Një tjetër alternativë për sulmin mbetet Ziyech, por vetëm nëse vjen në huazim nga Chelsea, si dhe Noa Lang, kartoni i të cilit vlen 20 milionë euro. / Oversport.tv

You may also like