Merkato Milan: Pobega rinovon me “djallin”, kërkohet një mbrojtës

by admin
Spread the love

Milani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Tommaso Pobega, mesfushorin që sezonin e kaluar ishte huazuar te Torino. Lojtari që është rritur në ekipet e moshave të Milanit ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “djallin” deri në vitin 2027.

Mesfushori ka bindur përfundimisht teknikun Stefano Pioli gjatë fazës përgatitore në prag të fillimit të sezonit të ri.

Ndërkohë që sipas shtypit gjerman, Milani nuk heq dorë nga Evan N’Dicka i Eintracht Frankfurt. Paolo Maldini ka patur një bisedë me mbrojtësin, por klubi gjerman kërkon 20 milionë euro që të lërë të lirë lojtarin.

Milani ka shënjestruar mbrojtësin Diallo si pasardhësin e Romagnolit. Lojtari pëlqehet shumë se mund të luajë edhe në krah të majtë, por tratativa me PSG nuk është e lehtë, sepse francezët kërkojnë një huazim me detyrim blerjen. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Twitter

You may also like