Merkato Juventus, Morata drejt rikthimit, për mbrojtjen janë tre alternativa

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Te Juventusi vazhdon puna për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk janë mjaftuar me afrimet e Angel Di Maria dhe Paul Pogba, ndërsa kanë zyrtarizuar së fundmi edhe Andrea Cambiaso nga Genoa.

Megjithatë, ylli i mbrojtjes Matthijs De Ligt është drejt largimit dhe në Torino po mendojnë për lojtarin që do të zëvendësojë holandezin. Përveç Gabriel, kërkohët gjithashtu edhe Bremer, ndërsa ka dalë në skenë edhe emri i Pau Torres.

Gjithashtu, bardhezinjtë po punojnë që të rikthejnë në ekip Alvaro Moratën. I larguar për shkak se Juventusi nuk e bleu kartonin e tij për 35 milionë euro, drejtuesit e “Zonjës” kanë nisur kontaktet për të ulur çmimin e spanjollit. Nga ana tjetër, Atletico po i “prish” punë Juventusit për mbrojtësin e Udineses, Molina i cili duket më pranë klubit spanjoll. /oversport.tv

You may also like