Merkato Juve: Pogba zyrtarizohet në korrik, Cambiaso dhe Paredes në shënjestër

by admin
Spread the love

Zyrtarizimi i Pogba te Juventusi do të bëhet në ditët e para të korrikut, kur francezi të vijë në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën. Ky është konkluzioni i takimit mes drejtuesve bardhezi dhe agjentes së mesfushorit, Rafaela Pimenta.

Mesfusha është reparti që pritet të ndryshojë më shumë te bardhezinjtë. Ramsey, Arthur dhe Rabiot janë me valixhe në dorë, ndërsa McKennie dhe Zakaria largohen nëse vjen oferta e duhur. Vetëm Locatelli është i pashitshëm në këtë repart.

Drejtuesit e Juventusit kanë takuar edhe drejtorin sportiv të Genoas, Johannes Spors dhe kanë diskutuar me të për Andrea Cambiaso. Lojtari përleqhet nga Allegri, por edhe nga Inter dhe Atalanta.

Rikthehet në modë emri i Leandro Paredes. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori do të largohet nga PSG në verë dhe Juve është e gatshme që ta shkëmbejë kokë më kokë me Moise Kean, që në Paris ka lënë kujtime të mira. / Oversport.tv

You may also like