Merkato Juve: Del sërish në skenë Muriel, Allegri do me çdo kusht Kostic

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duke parë vështirësitë që po hasen për të risjellë në Torino Alvaro Moratan, Juventusi ka nisur të kërkojë një sulmues që duhet të bëjë zëvendësuesin e Vlahovic.

Në orët e fundit, sipas “Tuttosport” është rikthyer në modë emri i Luis Muriel dhe drejtuesit bardhezi po negociojnë me Atalantën për të kuptuar nëse ky operacion mund të mbyllet me sukses.

Juventusi i ka kërkuar kohë Giacomo Raspadorit, sepse për momentin sulmuesi i Sassuolos nuk është prioritet në repartin e avancuar.

Filip Kostic është një nga kërkesat e Allegrit dhe drejtuesit po mundohen që të kënaqin teknikun. Bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 12 milionë euro plus bonuse, por duhet mposhtur konkurrenca e West Ham që është i gatshëm të ofrojë 15 milionë për serbin.

Daniele Rugani do të largohet nga Juve, por mbrojtësi nuk preferon të transferohet në Turqi te Galatasaray. Empoli, Verona dhe Sampdoria janë skuadrat që synojnë Ruganin në Serie A. / Oversport.tv

You may also like