Merkato Juve: Chelsea rrit ofertën për De Ligt, Kostic alternativa e Zaniolos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në ditët e ardhshme është parashikuar një tjetër takim mes Juventusit dhe Chelsea për të folur për Matthijs de Ligt.

Anglezët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të re që shkon deri në 100 milionë euro bashkë me një lojtar në këmbim. Bardhezinjtë pretendojnë 120 milionë euro dhe ndërkohë kanë refuzuar Werner, por mund të tundohen nga Pulisic, që pëlqehet nga Allegri.

Ndërkohë që bashkimi i Angel Di Maria me Juventusin është gjithmonë e më pranë. Pasi është përcaktuar kontrata me 7 milionë euro neto në vit, tashmë po diskutohen bonuset, që mund të çojnë fitimet e argjentinasit në 8-9 milionë euro.

Juventusi nuk kënaqet vetëm me Di Marian dhe kërkon një tjetër lojtar sulmues. Emri i parë në listë është ai i Nicolò Zaniolo, që Roma e vlerëson 60 milionë euro. Alternativa e italianit mbetet Kostic. / Oversport.tv

You may also like