Merkato Inter: Synohen Odriozola ose Castagne nëse ikën Dumfries

by admin
Spread the love

E ardhmja e Skriniar dhe Dumfries është akoma e paqartë dhe ndonëse Inzaghi kërkon që ti mbajë të dy lojtarët me çdo kusht, klubi ka të tjera synime nëse vijnë ofertat e duhura.

Mes dy lojtarëve, ai që duket më pranë largimit nga skuadra zikaltër duket se është anësori holandez dhe prandaj drejtuesit e klubit po mundohen që të gjejnë zëvendësuesin e Dumfries.

Alternativat për momentin janë dy: Alvaro Odriozola i Real Madrid, që pas një sezoni me Fiorentinën mund të huazohet sërish në Serie A, ndërsa emri tjetër është ish-lojtari i Atalantës Timothy Castagne, që aktualisht është te Leicester.

Ndërkohë në Francë janë të sigurt që Alexis Sanchez do të transferohet te Marseille, sapo të prishë kontratën me Interin. Agjenti i lojtarit ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit francez dhe Vidal pritet të përfitojë 3 milionë euro në sezon. / Oversport.tv

You may also like