Merkato Inter: Pinamonti-Sassuolo e kryer, Akanji vjen edhe po qëndroi Skriniar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndonëse drejtori sportiv, Giovanni Carnevali nuk e quan akoma të kryer, duket se Andrea Pinamonti do të vazhdojë karrierën e tij tek skuadra e Sassuolos. Interi do të përfitojë rreth 20 milionë euro, ndërsa sulmuesi do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Ndërkohë që “L’Equipe” shkruan se PSG vazhdon të jetë e interesuar për Skriniar, por nuk ka ndërmend që të ngrejë ofertën e saj, sepse i konsideron shumë 70 milionë euro për një lojtar të cilit i skadon kontrata në vitin 2023. Këto ditë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit zikaltër.

Emri i Akanji është përfolur te Interi për të zëvendësuar Skriniar, por lojtari mund të vishet zikaltër edhe sikur sllovaku të mos largohet. 27-vjeçari, që nuk është në planet e Dortmund, mund të mbulojë vendin e lirë në mbrojtje pas largimit të Ranocchia. Në këtë situatë do të investoheshin para e fituar nga shitjet e Pinamontit dhe Casadeit. / Oversport.tv

You may also like