Merkato e janarit dhe projekti për të ringritur klubin, Paratici: Kërkojmë vetëm një tip lojtarësh

by admin
Spread the love

Prej gjysmës së dytë në sezonin e kaluar, klubi i Totenham i është nënshtruar një rindërtimi duke nënshkruar me një trajner si Antonio Conte teksa në merkato vëmendje të veçantë i është dedikuar të rinjve, por edhe disa lojtarëve me eksperiencë për të përshpejtuar suksesin.

Në lidhje me ecurinë e projektit, foli së fundmi edhe drejtori Fabio Paratici i cili u shpreh se skuadra londineze ka nisur një projekt afatgjatë ndërsa tha se transferimin e janarit Pedro Porro e ndiqnin prej disa kohësh.

“Tottenham ka nisur një projekt të gjatë dhe kur u afrova në klub para 18 muajve përdorëm termin “rikonstrukturim” në mënyrë që më pas të ishim kompetitivë në Premier League. Do të vijojmë punën dhe në merkatot e radhës me idenë për të afruar në organikë vetëm lojtarë që i shtojnë kualitet ekipit dhe jo lojtarë sa për numër. Nuk do të afrojmë lojtarë sepse jemi në presion nga merkato, ky nuk është stili ynë. Njohim planet që kemi dhe filozofinë që do të ndjekim.

Jemi shumë entuzistë për nënshkrimin me Pedro Porro, është një lojtar shpërthyes dhe që do të na bëjë shumë punë. E kemi ndjekur edhe në sezonin e kaluar, por nuk mundëm ta afronim. Jam shumë i lumtur për të gjithë ata që kontribuan në transferimin e tij, e vlerësoj sforcon e klubit për ta marrë”, u shpreh Paratici.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like