Tirana regjistroi humbjen e radhës në Europës. Bardheblutë u mposhtën 0-1 nga Zrinjski në “Air Albania”, dueli i parë i raundit të dytë në Conference League.
Trajneri Orges Shehi foli pas ndeshjes për Shqip, duke deklaruar se çfarë e mërziti në minutat e fundit.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, meritonim më shumë. Më vjen keq që morëm një gol të evitueshëm, më vjen keq. Gabuam, pësuam gol, Tirana më pas reagoi dhe ishte në kontroll të topit, por duhet të kishim zgjidhur më mirë disa situata, si në presionin nga poshtë.
Eksperienca? Na mungon pak organizimi nga poshtë, pasi luajmë me dy qendra me këmbë të djathtë. E zgjidhëm shumë mirë me Aleksin, por finalizimi nuk ishte i duhuri.
Kualifikimi? Meritonim më shumë, nuk është se skuadra u shpreh keq në fushë, përveç disa gjërave të vogla. Lojtarët i merrte dëshira për të qenë pranë portës, u mërzita pak në fund. Duhet të kërkonim Devid, rrezikuam të pësonim golin e dytë. Besimi është prezent për ndeshjen e dytë”, deklaroi trajneri i Tiranës.
Top Channel