Mërgimtarët, pjesë e pandarë e popullit tonë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bilall Kasami dhe krerët e Lëvizjes Besa kanë vazhduar takimet me diasporën në Austri. Sonte, siç njoftojnë nga kjo parti, kanë realizuar takim në Vjenë ku kanë themeluar degën e partisë në Austri, përcjell KlanM.

“Për kryetar të degës delegatët ia dhanë besimin, Enes Etemi infermier i diplomuar, i cili vepron dhe jeton në Austri. Me themelimin e strukturave partiake në diasporë, edhe njëherë Lëvizja BESA dëshmon se ajo kujdeset për mërgimtarët shqiptarë, duke i konsideruar si pjesë të pa ndashme e popullit tonë. Gjithë strukturave të reja të sapo zgjedhura i urojmë sukses dhe punë të mbarë, sepse ata do të jenë zëri i arsyes dhe shpërndarjes së idesë të Lëvizjes BESA”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./KlanMacedonia

You may also like