Mërgim Mavraj e Ermir Lenjani në Shqipëri për licencën e trajnerit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

FSHF po organizon kursin e radhës për trajnerë të nivelit UEFA B dhe në po marrin pjesë edhe emra të njohur, lojtarë që kanë qenë pjesë e Shqipërisë në EURO 2016.

Mërgim Mavraj dhe Ermir Lenjani janë mes kursantëve, sikurse raporton FSHF. Veç dy lojtarëve që e kanë mbyllur me kombëtaren, bien në sy edhe Vullnet Basha e Gent Muça i Tiranës.

Ky kurs do të ketë dy faza dhe fillimisht do të trajtohen njohuritë teorike në elementët bazë të trajnimit, mjekësisë dhe psikologjisë sportive.

Faza e dytë e këtij kursi do të zhvillohen nga 23 maji i vitit 2022, për pesë ditë më radhë. Kursantët do të tentojnë në praktikë njohuritë e marra në fazën e parë. Kursi ka katër faza dhe gjithçka mbyllet me 15 korrik, pas provimit për licencën UEFA B. / oversport.tv

You may also like