Mercedes-Benz tejkalon parashikimet e fitimit, por pret probleme në zinxhirët e furnizimit gjatë vitit 2022 –

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kompania Mercedes-Benz Cars & Vans (DAIGn.DE) pret që fitimi i saj para interesave dhe taksave të arrijë shifrën 14 miliardë euro (15.9 miliardë dollarë) për vitin 2021 dhe konsideron që problemet në zinxhirët e furnizimit do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2022.

Prodhuesi i makinave luksoze parashikon një kthim nga shitjet (ROS) prej 12.7% për vitin që lamë pas, duke tejkaluar edhe targetin e vet prej 10%-12%. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së shitjeve të automjeteve elektrike, gjë e cila kompensoi problemet në zinxhirët e furnizimit.

Megjithatë, kompania pret që çmimet e larta të lëndëve të para dhe mungesat e gjysmëpërçuesve do të sjellin pengesa në përmbushjen e kërkesës së madhe për produktet e saj këtë vit, sipas shefit financiar Harald Wilhelm.

Mungesa e çipave nuk do të jetë aq problematike në gjysmën e dytë të vitit 2022, tha ai, duke shtuar se një “pjesë e mirë” e kostove të lëndëve të para vijnë nga ndërrimi i furnitorëve, por megjithatë, sasia e shitjeve do të duhet të rritet për të zbutur goditjen nga shtimi i kostove.

“Do të ketë probleme me furnizimin me lëndë të para, kështu që mendoj se do të na duhet të gjejmë mënyrën e duhur për ta përballuar këtë,” tha Wilhelm. “Do të përpiqemi të shohim se çfarë mund të bëhet në varësi të rezultateve të vitit 2021 për sa i përket çmimit, megjithëse ndryshimet e ҫmimeve nuk do të jenë të mjaftueshme.”

Vlera e aksioneve të Mercedes-Benz u rrit në 75.08 euro për njësi, nga 69.01 euro që ishte kur u hapën tregjet e bursës të premten.

Të dhënat e publikuara nga Mercedes-Benz në janar treguan se prodhuesi i makinave regjistroi një rënie të shitjeve prej 5% në vitin 2021, duke humbur për herë të parë pas pesë vitesh kurorën e prodhuesit të makinave premium me numrin më të madh të shitjeve të automjeteve. Kjo kurorë për vitin 2021 i shkon BMW-së.

Drejtuesi ekzekutiv, Ola Kaellenius, ka thënë vazhdimisht se qëllimi ishte më tepër rritja e fitimeve të kompanisë, se sa fokusi te shitjet e njësive në përpjekje për të rritur vlerësimin e aksioneve në bursë pas ndarjes nga Daimler Truck (DTGGe.DE) në dhjetor.

“Këto rezultate të mira vijnë si rrjedhojë e produkteve tona që janë shumë të kërkuara, si dhe i fokusit tonë në rritjen fitimprurëse dhe në mbajtjen në kontroll të kostove,” tha Kaellenius në një deklaratë.

Në tremujorin e katërt, kompania pati një kthim nga shitjet (ROS) prej 15%, ndërsa fitimi i saj u rrit si rrjedhojë e “çmimeve të qëndrueshme neto, kombinimit të mirë të produkteve dhe performancës së favorshme të makinave të përdorura”.

Mercedes-Benz pret që ndarja nga Daimler Truck do të rrisë fitimin para interesave dhe taksave me 9 deri në 10 miliardë euro. Rezultatet e plota të raportit vjetor nga Mercedes-Benz do të publikohen më 24 shkurt. / Reuters


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like