Mercedes-Benz hap një qendër të re për të rritur kapacitetin e software të brendshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mercedes-Benz (MBGn.DE) hapi sot një qendër të re software prej 200 milionë eurosh (217 milionë dollarë) në Sindelfingen – ky është investimi i fundit për të rritur kapacitetin e software të brendshëm, ndërkohë që po punon për të sjellë sistemin e vet operativ MB.OS në treg brenda vitit 2024.

Rreth 750 nga 3000 vende të reja pune, që prodhuesi i makinave luksoze parashikon t’i përfshijë në nivel global për të zhvilluar sistemin operativ, u hapën në Sindelfingen. Punonjësit do të punojnë në veçori nga argëtimi në automjet deri te drejtimi autonom.

Qendra është pjesë e një përpjekje më të gjerë nga Mercedes-Benz për të përmirësuar strategjinë e tij software nga një qasje patchwork, që sjell teknologjinë nga një gamë e gjerë furnizuesish, në kontrollin e bërthamës së ofertës së saj të softuerit.

“Ne marrim përgjegjësinë e arkitekturës dhe integrimit të software – ky është objektivi kryesor” – tha Chief Software Officer, Magnus Oestberg, në një tryezë të rrumbullakët. “Ne nuk e bëjmë gjithçka vetë – u japim vlerë bashkëpunimeve, por natyrisht pjesët që janë më të rëndësishme për ne i bëjmë vetë”.

Një nga këto bashkëpunime është me kompaninë teknologjike amerikane Nvidia, me të cilën Mercedes-Benz nënshkroi një marrëveshje në vitin 2020 për të zhvilluar funksione të asistuara dhe për drejtimin autonom – pjesë e sistemit MB.OS që do të dalë në treg pas dy vitesh.

Shtëpia automobilistike ka 600 vende pune të paplotësuara, larg arritjes së qëllimit për një skuadër globale prej 10 mijë inxhinierësh software në Berlin, Kinë, Indi, Izrael, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Profili i një inxhinieri software është mjaft i kërkuar – kërkesa është ndjeshëm më e lartë se oferta! – tha Chief Technology Officer, Markus Schaefer

Në një sondazh me 572 drejtues të sektorit automobilistik nga Instituti Kërkimor Capgemini, 97% thanë se 4 nga 10 punonjës të brendshëm do të duhet të kenë aftësi softuerike brenda pesë viteve, nga arkitektët e IT-së te profesionistët e menaxhimit të cloud e deri tek ekspertët e sigurisë kibernetike.

/ Reuters


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like