Meqë Kurti e ka pranuar planin franko-gjerman, të tregojë çka përmban – Shqip

by admin
Spread the love

Shqipe Pantina, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Kurti meqë e ka pranuar planin franko-gjerman duhet të tregojë se çka përmban ai.

Përmes një postimi në Facebook, Pantina ka thënë se “Kurti nuk e ka pranuar kërkesën amerikanëve për targat, por thtoë se e ka pranuar planin frank-gjerman“.

Ajo thotë se mirë ka bërë Kurti që e ka pranuar planin frako-gjerman, veçse kërkon të ketë më shumë transparencë.

”Nese Kryeministri Kurti e ka pranuar propozimin gjermano-francez per Marreveshjen finale me Serbine, pra e ka bere kompromisin e madh, dhe nuk ka pranuar kerkesen e aleateve ( ne vecanti te ShBA-se) per shtyrjen e afatit per targa, pra nje kompromis te vogel, ateher ai ka treguar mungese te qasjes strategjike. E sa i perket propozimit eshte koha me tregu se cfar permban ky propozim te cilin KM po tregon qe nuk e ka refuzu ( dhe mire ka bere qe nuk e ka refuzu) por nuk po tregon cka ka pranu“, ka shkruar Pantina në Facebook.

Lexo lajme interesante

You may also like