Mënyrat më efektive për të ulur tensionin e gjakut

by admin
Spread the love

Tensioni i lartë i gjakut është një problem i rrezikshëm që mund të dëmtojë zemrën. Ky problem nëse nuk mbahet nën kontroll, mbart rrezikun e sëmundjeve të tjera si goditje në tru apo atak në zemër. Ky artikull paraqet disa nga mënyrat që mund të përdoren për të ulur tensionin e gjakut:

Stërvitja: Aktiviteti fizik ka një sërë përfitimesh, dhe njëra prej tyre është mbajtja e qëndrueshme e tensionit të gjakut. Sipas revistës mjekësore Mayo Clinic, stërvitja për rreth 30 minuta në ditë ul tensionin e gjakut me 4-9 mmHg. Aktiviteti fizik ndihmon gjithashtu edhe për forcimin e zemrës.

Marrja frymë ngadalë dhe thellë: Mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe ul tensionin e gjakut. Teknikat e frymëmarrjes mund të përmirësojnë gjithashtu rrahjet e zemrës dhe i bëjnë arteriet me fleksible.

Relaksohuni: Të qenët i stresuar nuk i bën asnjë favor zemrës. Disa studime madje sugjerojnë se mërzitja e tepërt apo stresi mund të rrisin rrezikun për zhvillim të problemeve në zemër. Nëse ndiheni të stresuar, provoni disa teknika relaksimi, si jogën apo meditimin.

Reduktoni konsumin e kafes dhe alkoolit: Edhe pse konsumi i alkoolit në sasi të moderuar i sjell disa përfitime zemrës, marrja e tij mund të rrisë përkohësisht tensionin e gjakut dhe shkakton edhe disa probleme të tjera shëndetësore. Kufizimi i kafeinës mund t’ju ndihmojë gjithashtu.

Pini më shumë çaj: Konsumi i çajit për një kohë të gjatë mund të përmirësojë tensionin e gjakut duke ndihmuar në relaksimin e enëve të gjakut. Ekspertët kanë zbuluar se çaji jeshil është më i mirë në këtë rast, ndërsa i dyti ishte çaji i zi.

Shtoni kos në dietë: Kosi është i pasur në probiotikë, që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të tensionit të gjakut. Ata mund të ulin tensionin e gjakut duke përmirësuar kolesterolin dhe ulur sheqerin në gjak./ WebMD

You may also like