Mentor Kikia tregon goditjen e fortë që do të marrë Partia Socialiste: Sapo të lëshojë pushtetin

by admin
Spread the love

Analisti Mentor Kikia, komentoi edhe marrëdhënien e krijuar pas zgjedhjeve të 25 Prillit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Ai tha se PS-ja do të preket nga një valë goditëse sapo të lëshojë pushtetin.

“Sa i takon marrëdhënieve LSI-PD, unë mendoj që jemi në kushtet e një tërmeti të fuqishëm, që ka shkundur të gjithë klasën politike nga themelet. E paprekur ka mbetur vetëm PS-ja, që është në pushtet, por mendoj se do të preket nga kjo valë goditëse sapo të lëshojë pushtetin. LSI dhe PD hynë të ndara në zgjedhje, edhe pse me një qëllim të përbashkët, dhe luftuan secila për të maksimalizuar votën e vet, pasi ishin të bindur se ky ishte mandati i fundit i Ramës.

Më shumë sesa për marrjen e pushtetit, ata menduan për ndarjen e pushtetit. Humbja e zgjedhjeve përfundimisht çoi në ndarjen e PD-së nga LSI-ja. Po ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme: kemi përjashtimin e Sali Berishës nga PD-ja dhe përpjekjen e tij për ta rimarrë PD-në; kemi LSI-në të nxjerrë jashtë nga PD-ja, pasi doli nga PS-ja më parë, dhe duket se ka marrë fund “akrobacia” e LSI-së që shkonte nga një krah në tjetrin, sipas nevojave elektorale”, tha ai për A2.

You may also like