Mentor Kikia: Nesër nis lufta e vërtetë në Partinë Demokratike

by admin
Spread the love

Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar në emisionin “Politiko” në Top Neës se kryedemokratit Lulzim Basha është tërhequr në betejën e ish kryeministrit Sali Berisha me numrat, sa i takon firmëtarëve për thirrjen e kuvendeve.

Deklarata e Kikias:

“Basha po mbledh material për në gjykatën administrative. Berishës i duhen numrat se e ka thirrur kuvendin nga baza. Bashës nuk i duhen se duke qenë kryetar në detyrë bashkë me kryesinë, u vendos dhe e thirri.

Tani Basha u tërhoq në betejën e Berishës me numrat. I dihen vetëm Kuvendi. Tani që hyn në lojën e numrave, Basha do të konfirmojë që Berisha nuk i ka. Berishës i duhen 50+1.

Nëse nesër nga kjo listë 5 mijë janë te stadiumi dhe këta 5 nuk janë javën tjetër atëherë Basha nuk e ka shumicën, por kongresin sërish e mbledh. Prandaj po mbledh argumente për gjykatë. Nesër nis në PD lufta e vërtetë.”-shprehet Kikia.

You may also like