Mentor Kikia: Me këtë lajm, politika pësoi një goditje tjetër të rëndë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar lajmin se selia e Partisë Demokratike do të shembet dhe aty do të ndërtohen kulla. Kikia tha se nuk e befason ky lajm. Sipas tij, me këtë pësoi një goditje tjetër të rëndë politika.

Komenti i Kikias:

“Është çështje plehrash gjithandej. Qeveritë janë marrë me kulla dhe nuk më befason informacioni. Nuk e kisha besuar që gjithë kjo luftë ishte për parime. Këtu nuk është luftë për demokraci por është planifikuar që aty të ngrihet një kompleks. Me këtë pësoi një goditje tjetër të rëndë politika. Kjo na bën të kuptojmë se sa të pashpresë jemi për të parë një të nesërme ndryshe”, tha Kikia.

You may also like