“Mendonim se Ronaldo i fitonte vetëm ndeshjet”, Bonucci prek në “plagë”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit, ka folur për impaktin që Cristiano Ronaldo ka patur te bardhezinjtë. Veç të mirave, ka pasur edhe diçka negative dhe kampioni i Europës nuk fshihet.

“Prania e Cristianos kishte një ndikim të madh tek ne. Vetëm të stërviteshe me të të jepte diçka plus. Në mënyrë të pandërgjegjshme lojtarët filluan të mendojnë se prania e tij ishte e mjaftueshme të fitonim ndeshjet. 

Ramë pak në punën tonë të përditshme, te pjesa e përulësisë, sakrificës, dëshirës për të qenë gati për shokun e skuadrës ditë pas dite. Gjatë viteve të fundit mund ta shikoni këtë.

Ndoshta u mor e mirëqenë se nëse i japim topin Cristianos, do i fitonte ndeshjen për ne. Cristiano kishte nevojë për ekipin aq sa ne kishim nevojë për të. 

Duhet të  ketë një kompromis që është ekipi ai që ngre individin, edhe nëse ai individualisht është lojtari më i mirë në planet”, është shprehur Bonucci në intervistën e dhënë për “The Athletic”.

You may also like