Mendon se unë dhe Olta duam të nxjerrim jashtë?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Olta dhe Deamishel po vazhdojnë ta mbajnë “rrengun” që i kanë ngritur Qetsorit. Ishte Dea ajo që i tha Qetsorit se Olta është bashkuar me Luizin për ta nxjerrë atë jashtë.

I pyetur nga Luizi, se nëse ai vërtetë e beson një gjë të tillë, Qetsori tha se jo. Sipas tij, duhet që Olta dhe Luizi të bëhen njëherë miq, e më pas të bashkojnë fuqitë për ta nxjerrë atë nga shtëpia.

Dea tha se ajo e paralajmëroi Qetsorin për këtë, ndërsa shtoi se ai e ka në dorë vetë se si vepron tani. Olta i tha Deas se ajo po bën çmos që ta kthejë Qetsorin kundër saj.

Kjo e fundit, i tha Qetsorit se është zhgënjyer nga ai, pasi pa klipin që u shfaq në “Prime”. Ajo i tha Qetsorit se fjalët që ai tha për të ishin shumë të rënda dhe se i kishte besuar atij, për të krijuar një aleancë me njëri-tjetrin.

You may also like