‘Mendon se e bëra me qëllim?’, Luizi & Kiara debatojnë sërish: Kush të tha moj

by admin
Spread the love

Në shtëpinë e Big Brother VIP ka mbërritur një tjetër zarf i zi. Gjatë spektaklit të sotëm do të mësohet edhe përmbajtja, teksa në shtëpi kanë nisur edhe aludimet e para. Disa prej banorëve mendojnë se zarfi i zi do të përjashtojë Luizin nga gara, për shkak të situatës së krijuar ditën e djeshme me Kiarën.

Debati Luiz – Kiara ka qenë kryefjalë e këtyre 24 orëve, teksa edhe në momentin që zarfi ka mbërritur në shtëpi, çifti ka pasur një tjetër debat. Luizi i është drejtuar Oltës me fjalët “ia dole”, fjalë që Kiara i ka marrë sikur i tha asaj.

Pjesë nga debati:

Kiara: Ça ishte “ja dole?” Mendon se e bëra me qëllim

Luizi: Ndoshta është për mua, Po s’ke faj ti

Kiara: Ça ishte ja dole?

Luizi: Po kush të tha? Ç’punë  ke ti me zarfin e zi?

Kiara: Ke pune ti, kam dhe unë

Luizi: Dal në nominimin, asgjë tjetër nuk ka. Mos bej kështu skenash

Kiara: Jam prej akulli

Luizi: Nuk më gjen gjë

Kiara: Më thua ja dole

Luizi: Kush të tha moj

You may also like