“Mendoj se mosha nuk është e rëndësishme për t’u bërë prind”. Historia e trishtë e Carmen Russo – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Nuk e kam menduar asnjëherë t’i shmangesha faktit se një ditëdo të bëhesha nënë, edhe pse Maria erdhi në jetë kur unë isha 53 vjeçe. Unë shpresoja gjithë kohës të bëhesha nënë, qysh mëherët, dhe mendoj se lindja e saj ka qenë një mrekulli dhe bekim për ne. Kam shpresuar dhe kam pasur përherë besim. Që nga lindja e saj, gjërat kanë ndryshuar pozitivisht dhe e ndiej plotësisht, kur them se ajo erdhi si një mrekulli. Besimi më ka dhënë përherë forcë, pavarësisht eksperiencës së përjetuar deri në lindjen e saj,

Kur isha 40 vjeçe, dëshiroja shumë të bëhesha nënë. I thashëbashkëshortit tim, Enzos: “Nëse nuk vihemi ne në lëvizje për tëpasur një fëmijë, përderisa kemi një histori të fortë dhe ndihemi të dashuruar me njëri-tjetrin, mos mendo se gjërat do të ndodhin vetë”. Kështu që shkuam për vizitë mjekësore, bëmë testet e duhura dhe unë zbulova se i kisha tubat uterinë të mbyllur. E kisha të nevojshme riprodhimin nëpërmjet asistencës mjekësore.Na shpjeguan se ishte një problem për shumë femra, ndaj nisa një rrugë të gjatë shprese, kënaqësie, por edhe zhgënjimi.

Në atë kohë jetoja në Spanjë. Më këshilluan t’i drejtohesha njëinstitute të specializuar në Barcelonë dhe ia dola mbanë. Nuk kam qenë e fiksuar për t’u bërë nënë, ama doja të bëhesha dhe kam vuajtur shumë.  Për t’u bërë prind, mendoj se mosha nuk është e rëndësishme. Sigurisht që një fëmijë mund të ketëprindër të rinj, ama e rëndësishme është të kesh një nënë dhe njëbaba të pranishëm në jetë”. – Carmen Russo

You may also like