Mendoi tërheqjen nga kombëtarja, sulmuesi i Lazios: S’i lë të tjerët të vendosin për mua

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Italia dështoi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe ky ishte zhgënjimi i dytë radhazi pas mungesës në “Rusi 2018”. Ishte një goditje shumë e rëndë për të gjithë Italinë. Edhe Ciro Immobilen, i cili pas humbjes 0-1 me Maqedoninë e Veriut vendosi të largohej nga përfaqësuesja.

“Kisha shumë dyshime, edhe për kritikat shumë të forta. Këto janë gjëra që lënë gjurmë. Me kalimin e javëve, megjithatë, kuptova se nuk ishte e mundur që të tjerët të vendosnin rrugën time, të vendosnin tërheqjen për mua. Kuptova se kam ende diçka për t’i dhënë kësaj fanelle. Për sa kohë të ketë nevojë për mua, do të jem aty: ndihem lider në dhomat e zhveshjes dhe mbi të gjitha ndihem i detyruar t’i jap diçka grupit.”

Ish-golashënuesi më i mirë i Serisë A ka synon Kupën e Botës 2026, kur të jetë 36 vjeç.

“Nëse do të jem si tani, do të mund të jap diçka edhe në vitin 2026. Është një nga objektivat që i kam vënë vetes”.

Immobile komenton edhe performancën e tij të ndryshme mes kombëtares dhe klubit:

“Unë e pyes veten këtë pothuajse çdo ditë. Ndoshta te Lazio kam më shumë hapësira për gabime, këtu ka më shumë presion dhe ky presion ndonjëherë të çon drejt gabimeve. Kam fituar katër herë çmimin e golashënuesit më të mirë, por këtu, në kombëtare, është më e vështirë.”


Top Channel

You may also like