Mendësia e cektë që mbulesa në kokë shpërfaq antagonizëm me vlerat perëndimore

by admin
Spread the love

Mendësia që mbulesa në kokë shpërfaq antagonizëm me vlerat perëndimore është një nga mendimet më të cekëta që mund t’i hasësh.

Është gati për të qeshur.

Po s’është për t’u çuditur që kjo shoqëri, në masën më të madhe të saj, gjithçka e redukton te pamja/paraqitja, te sipërfaqësorja.

Prandaj edhe ne blejmë vetura të shtrenjta përkundër se më pas s’kemi lekë as për derivate dhe prandaj ne ndërtojmë shtëpi nga 5 kate dhe i dekorojmë nga jashtë, duke sakrifiku komoditetin e brendshëm, sepse gjithçka bëhet për paraqitje.

Le të mendojnë komshinjtë që kemi shumë.

Ky brum nxjerr edhe intelektualë që e reduktojnë vlerën liberale perëndimore në a bartë shami një vajzë a jo.

Është kjo shoqëri që e nxjerr intelektualin që nuk çan kokën me përzgjedhjen e referencave për punime shkencore, por preokupim e ka përzgjedhjen e kollares që i shkon me veshjen.

Pra në thelb, këtu nuk ka njerëz që janë kundër mbulesës për shkak se në këtë përfundim kanë ardhur nga një përpjekje intelektuale. Këtu janë kundër shamisë, sepse u vjen turp se mos nuk duken evropianë.

Ironia është se këtë evropianitet tentojnë ta arrijnë duke shkelur, pa e kuptuar, me të dyja këmbët pikërisht në ato vlera që i lakmojnë.

“Ish intelektual se po dike anglisht”, është frazë që vjen nga kjo mendësi. S’ka lidhje çka thotë, por nëse e thotë anglisht, atëherë qenka i arrirë.

Mua s’më befason.

Kam pasur kolegë në universitet të Prishtinës që kanë marrë nota shumë të mira, sepse visheshin me stil.

Profesori i kompleksuar duhet të ketë menduar “ky lëndën nuk po e di, por meqë vishet kaq bukur, sigurisht është edhe i mençur”.

Perëndimor, meqë aq shumë do që të jesh, të bëjnë botëkuptimet. Ideja se tjetri ka po aq të drejtë sa ty në përzgjedhjet që bën për vetën, u pajtove ose jo.

Prandaj ke vajzë të mbuluar në stafin e Antony Blinken, ke kongresiste të mbuluar si Ilhan Abdullahi Omar. Prandaj ke kryetar të Londrës një indian me prejardhje. Prandaj ke në Kanada një ministër si Harjit Sajjan, i cili ka kokën e mbuluar, sepse i takon një religjioni që ia obligon mbulimin e kokës.

Në një të ardhme, hipotetikisht, në SHBA do të mund të zgjedhet presidente një grua e mbuluar.

Çfarë do bësh atëherë o i përhumburi në ndjekje të vlerave që ta japin sigurinë të cilën do të duhej ta kërkoje në librat që thua se i ke lexuar?

You may also like