Menaxheri i Vojvodës e karahason atë me Cancelon e Manchester Cityt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrojtësi ‘Dardan’, Mërgim Vojvoda po shkëlqen me klubin e Torinos, dhe paraqitje e tij e ka fascinuar edhe menaxherin e tij, Adrian Alijajn, shkruan Insporti.

Alijaj e ka krahasuar me atë të Joao Calcelos të Manchester Cityt.

Portugezi Cancelo është njëri prej lojtarëve që nuk e ka problem të luajë në dy krahët e mbrojtjes.

“Si një lojtar që luan me këmbën e djathtë, në fillim nuk ishte i bindur se mund ta gjente veten mirë në anën e majtë. Por ai nuk tha asnjë fjalë, punoi në stërvitje atë që ia kërkoi trajneri. Tani ne shohim rezultatet. I thashë ta merrte shembull Cancelon e Manchester Cityt, një nga skuadrat më të forta në botë, i cili është me këmbën e djathtë, por di të përshtatet shumë mirë në të majtë duke hyrë në fushë për të gjuajtur ose harkuar me këmbën e djathtë. Tani për tani ai po ia del mbanë”, ka thënë Alijaj në një intervistë dhënë për “Toron Neës”.

“Për mua, që e njoh mirë, nuk është çudi ta shoh atë të shprehet në këto nivele. Në një kuptim absolut, nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim për cilësitë e tij. Ai kishte nevojë vetëm për besimin dhe vazhdimësinë. Ai është ushtar i trajnerit, ekipit dhe klubit. Profesionalizmi dhe disponueshmëria e dallojnë atë, asnjë fjalë pa vend dhe cilësi të shkëlqyera teknike, siç po shohim tani. Mërgimi është një lojtar i vërtetë”, është shprehur Alijaj.

“Nëse do të isha në klub do t’ia lidhja kontratën e përjetshme, sepse ai ka cilësi të shkëlqyera nga të gjitha këndvështrimet. Është shumë i lumtur në Torino. Shkon mirë me ekipin, shoqërinë dhe qytetin. Nga dita në ditë e kuptojmë se zgjedhja e Torinos ishte e duhura”, ka thënë Alijaj.

Mbrojtësi 26-vjeçar i Kosovës me Torinon këtë edicion ka luajtur 14 ndeshje në Serie A të Italisë.

You may also like