Menagjeri i Gold AG hapë pusë uji në Afrikë me emrin e djalit të këngëtarit, Gueril Arian Agushi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përveq raportit të mirë si menagjer dhe artist Arian Agushi – Gold AG dhe Granit Hyseni kanë treguar se janë edhe si vëllezër.

Pasi vogëlushi i këngëtarit shqiptarë edhe tre ditë ka që mbush një vjetorin e lindjes menagjeri i artistit i ka bërë një dhurat të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Graniti ka marë iniciativë duke hapur një pusë që furnizon me ujë një fshat të Afrikës e të cilit ia a vendosur këtë emër, Gueril Arian Agushi.

Këtë e bëri të ditur këgëtari i cili e ka postuar momente nga ndërtimi i pusetës si dhe njerëzve afrikan ku kanë pozuar të lumtur dhe falënderues për veprimin humanitarë.

“Vllau jem @granithysenii ma paska bo dhuratë për 1 vjetorin e djalit tem Guerilit.Vërtetë u mbush zemra me dashni dhe falenderim për te.Ndoshta mu nuk më ishte kujtu me ja bo atij, po si do qoftë lus Allahun që sa më shpejtë edhe ai të gëzohet e furnizohet me evlad, e kjo dhuratë ju boftë Xhenet gjithë familjes së tij.Faleminderit Granit ta kthefsha me t’mira e mos ta harrofsha.Gëzimi i këtyre në Indonezi dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre, reflektoftë gjithmonë në fytyrën tënde.FALEMINDERIT”, ka qenë mbishkrimi në videon e postuar ga Ariani në Instagram.

Më pas video e njëjtë e ka shpërndarë edhe në llogarinë e djalit të tij.

Kujtojmë se puse të njejta kanë hapur edhe shumë shqiptarë të tjerë që kanë pasur mundësinë për një gjest humanitarë të tillë që kanë bërë të lumtur mijëra persona duke i furnizuar me ujë.

 

 


You may also like