Memli Krasniqi takon përfaqësuesit e sindikatës “Ferronikeli”, flasin për gjendjen e vështirë pas ndërprerjes së prodhimit

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë zhvilluar takim me Sindikatën e Pavarur të Punëtorëve të kompanisë “Ferronikeli”.

Në këtë takim, të mbajtur në Drenas, përfaqësuesit e kësaj sindikate shprehën shqetësimin për ndërprerjen e plotë të prodhimit të këtij gjiganti metalurgjik, si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë dhe neglizhencës së Qeverisë për t’u përballur me këtë krizë energjetike, gjë që i ka vënë në situatë të pasigurisë rreth 1000 punëtorë të punësuar aty dhe rreth 1500 punëtorë tjerë të punësuar indirekt.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me neglizhencën e Qeverisë ndaj kësaj çështjeje dhe paaftësisë së saj për të vepruar shpejtë, që reflektoi me ndërprerjen e punës së “Ferronikelit”.

“Mijëra punëtorë të “Ferronikelit”, janë në pritje të gjetjes së zgjidhjes sa më të shpejtë për rifillimin e punës së fabrikës. Eshte pergjegjesi e Qeverise që te gjej zgjidhje per punetoret qe varen nga puna e “Ferronikelit””, tha Krasniqi.

Në takim, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të kompanisë “Ferronikeli” kërkuan nga PDK, si lidere e opozitës, që çështja e tyre të trajtohet edhe ne nivelin qendror.

Krasniqi tha se PDK do ta trajtojë këtë çështje si interes i veçantë, jo vetëm për punëtorët, por edhe përkrahjen e veprimtarisë prodhuese, për eksportuesin më të madh të Republikës së Kosovës.

“E vlerësuam lartë veprimin sindikal, në mbrojtjen e interesit të punëtorëve, në situatën e rëndë si kjo, ku kërkohet zgjidhje sa më e shpejtë për rifillimin e punës së ‘Ferronikelit’, përkundër sjelljes së papërgjegjshme të Qeverisë edhe ndaj shkresave dhe kërkesave të tyre”.

Ai tha se tash e sa ditë kanë alarmuar për ngritjen e çmimeve të energjisë në bursat ndërkombëtare, por Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë plan për te siguruar furnizim te panderprere me energji elektrike, vecanerisht gjate sezonit te dimrit.

You may also like