Memelli: Ishte një ndeshje Superlige, gabuam aty ku kishim punuar më shumë

by admin
Spread the love

Pas barazimit 1-1 me Flamurtarin në supersfidën e Kategorisë së Parë, trajneri i Skënderbeut Migen Memelli ka folur për mikrofonin e Oversport. Ai ka dhënë përshtypjet e tij për këtë takim, por nuk e fshehu zhgënjimin se kërkonte një fitore sidomos pas kalimit në avantazh.

“Parë nga këndvështirmi sportiv dhe nga ana e tifozërisë, kjo ishte një ndeshje superlige. Përballë kishim skuadrën që ka bërë jashtëzakonisht mirë, por gjithsesi ne kishim përgatitur një skuadër të denjë për t’u përballur dhe ia arritëm. Më vjen keq sepse kaluam në avantazh dhe mund të bënim më mirë. Në çdo pikë që kishim përgatitur edhe në trazicionin negativ ku kishim punuar shumë fortë, aty u goditëm. U goditëm sepse nuk kemi eksperiencë si skuadër dhe treshja e mesfushës. Megjithatë, i bëj komplimente skuadrës. Një ndeshje që statistikisht e dominuam, por ky është futbolli.”

“Vinim me dy ndeshje më pak. Përballë kishim flamurtarin edhe pse ne kemi një ndeshje për të luajtur me Apoloninë. Kishim disa favore dhe disfavore në këtë ndeshje. Një prej tyre ishte shtatlartësia që ne realizuam dhe golin. Ajo që kishim përgatitur gjatë javës, standardet me shumë kujdes dhe ne ia arritëm. Megjithatë, në lojë duhet të kesh shumë kujdes. Skuadra fitoi besim pas golit, por ai top i humbur që solli golin e barazimit goditi edhe psikologjikisht skuadrën sepse nuk arritëm të festonim.

Duhen lojtarë me eksperiencë, por sido që të jetë ne jemi një klub që duam t’i japim përparësi lojtarëve të rinj dhe mbështetemi te ata. Ne i ndërthurim lojtarët e rinj me ata me eksperiencë, por edhe zgjedhjet i kemi të limituara. Megjithatë, zgjedhjet i kemi bërë shumë të mira. Kemi arritur të ndërthurim lojtarët me eksperiencë dhe ata të rinj.

Jam shumë i kënaqur me Liçon sepse është një lojtar me prespektivë. E kemi limituar disi sepse e kemi futur mbrojtës të majtë. Ai luan në mesfushë. Lika ka performuar shumë mirë sot dhe jam i kënaqur nga të gjithë lojtarët. Detaji që solli episodin e golit është diçka që nuk duhet të gabojmë.

RIVALËT PËR T’U NGJITUR NË ELITË- “Gjasat janë të larta sepse ne do të luftojmë për çdo ndeshje. Flamurtari është një nga rivalët kryesorë edhe Dinamo e Korabi, por kampionati është i gjatë.” /oversport.tv

You may also like