Memelli: Erdhëm për të fituar, ja ç’më kënaq te Skënderbeu

by admin
Spread the love

Migen Memelli priste më shumë në transfertë me Egnatian, nga ku Skënderbeu u kthyer me një pikë. Në prononcimin pas ndeshjes trajneri i bardhekuqve theksoi:

“Erdhëm për të fituar. Vuajtëm në 15 minutat e para edhe për shkak të erës që Egnatia kishte në favor. Ajo çka më kënaq sot është shpejtësia që kishim me topin. Përveç rastit të fundit, kemi qenë superiorë. Por duhet të jemi më konkretë te pasimi i fundit dhe përpara portës. Me atë që treguam sot, këtu mund të merrnim më tepër, gjithsesi rrezikuam që të shënonim me standarden në fund. Gjithsesi edhe mund të ishim ndëshkuar.”

Raste të pashfrytëzuara: “Detyra jonë, si trajnerë, është që ta nxjerrim skuadrën përpara portës. Reagimi është përcaktues. Patëm shumë raste, por nganjëherë në futboll duhet të kesh edhe fat. Rastet i patëm goxha të mira. Nuk erdhëm si inferiorë, por si skuadër që kërkon të dominojë. 70 % e ndeshjeve kanë dalë barazim. Nuk qëndron ajo që trajnerët nuk duan të humbasin. Ne futemi në fushë për të fituar.”

Roli i Zguros: “Vjen nga një dëmtim shumë i rëndë. Nuk është stërvitur gjatë gjithë fazës me skuadrën. Po mundohemi t’i japim minuta që të përshtatet. Është një lojtar i jashtëzakonshëm për skuadrën tonë. Nuk i kemi kërkuar që të marrë më shumë përsipër në fazën sulmues, por të jetë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Do të shikoni një lojtar tjetër, kur të ketë kondicionin e duhur fizik”.


Top Channel

You may also like